Lajme

Policia jep detaje për të shtënat me armë në qendër të Prishtinës: Një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmjen e sotme në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ndërsa, shton se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë