Lajme

Policia e Kosovës: 200 persona mbetën në aeroportin e Prishtinës, shkak biletat (VIDEO)

Mashtrimet me bileta fluturimi nga agjenci fiktive kanë qenë jo të rralla kohëve të fundit.

Me rrëfime ekskluzive të udhëtareve, të cilët kanë mbetur më orë të tëra duke pritur nëpër aeroporte, Kiksi ka raportuar disa herë për këtë lloj mashtrimi.

Por cilat realisht janë politikat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nëse udhëtarët posedojnë bileta false?

Sipas Avdi Kamerollit, i cili e udhëheq Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, punonjësit e aeroportit i këshillojnë udhëtarët që të drejtohen në Policinë e Kosovës.

Sipas statistikave të këtij departamenti, gjatë këtij viti, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk ka të dhëna për ndonjë mashtrim me bileta false.

Ndërsa, sipas Policisë së Kosovës, çështja e biletave të fluturimit përfshihet në kategorinë e mashtrimit.

Policia e Kosovës e ka ndarë me redaksinë një rast specifik mashtrimi, i cili ka arritur numrin deri në 200 persona që mbetën viktimë e kësaj skeme