Lajme

Policia e dënon me 60 euro pasagjerin që i nxorri këmbët jashtë veturës

Janë shtuar rastet e njerëzve që gjatë lëvizjes me veturat e tyre i nxjerrin këmbët jashtë veturës. Këto momente shpesh janë xhiruar nga vetë pasagjerët ne veturë, ose edhe nga pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Një video të tillë e ka publikuar edhe dje Gazeta Sinjali, pasi të njëjtën e ka dërguar një sinjalizues.

Në të shihet se si pasagjeri i nxjerr këmbët jashtë derisa veturë e markes Golf është në lëvizje.

Policia e ka parë videon e publikuar nga Gazeta Sinjali dhe e ka dënuar pasagjerin me 60 euro.

“Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin ku shihet duke ekspozuar pjesë të trupit-këmbët jashtë mjetit në lëvizje (foto në bashkëngjitje), ndaj të njëjtëve është shqiptuar gjobë”, thuhet në njoftimin e Policisë.