“Po t’vjen era dele”, detaje nga përplasja në mbledhjen e Vitisë për xhaminë kontraverse
Xhamia e fshatit Ramnishtë, ka përplasur zyrtarët e komunës së Vitisë me Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë komunë. BIK-u nuk po mund të merr kontrollin mbi dy xhamitë në Viti që po drejtohet nga imam që janë jashtë juridiksionit dhe pa menaxhim të BIK’ut.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Husamedin Hoxha, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka ngriti shqetësimin për rastin e xhamisë në fshatin Ramnishtë.
Kjo mbledhje ishte mbajtur me tensione mes zyrtarëve të Komunës dhe përfaqësuesit të BIK-ut Husamedin Hoxha.
Pas mbledhjes Hoxha ka treguar për Insajderin lidhur me takimin dhe pakënaqësitë që ka shpalosur.
Hoxha shprehet se ajo xhami menaxhohet nga një grup individësh me një imam të vetëshpallur, për çka Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë nuk ka mundur asnjëherë ta vendos në menaxhim dhe nën ombrellën e tij.
Përplasja e tyre u përcjell edhe me disa ofendime që Husamedin Hoxha ia ka bërë nënkryetarit të komunës, Hasan Aliu.
Për Insajderin, Hoxha ka treguar se këto veprime është duke i bërë për inate personale duke e quajtur “qoban” e duke i thënë se “po të vjen era dele”.
“Ata ma kanë inati, për shkak të inateve personale po donë mem sulmu. Nuk ka pas përleshje fizike vetëm se unë i kam thënë kryesuesit që je qoban se i ka do dele qe i shet në pazarë e i thash po te vjen era dele. Kurgjo tjetër send si kom thon” deklarohet Hoxha.
Hoxha ka treguar se para mbledhjes, me herët, ka pasur ofendime nga i njëjti zyrtar.
“Nuk me lojne rehat në punën time. Unë nuk kam fort pushtet me marr vendime por vetëm me drejtu senet e pazgjedhura. Po mi kërcënojnë imamët, s’muj i qoj imamet aty me mi rreh”, thotë ai.
Kujtojmë se javë më parë, Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë, ngriti alarmin se xhamitë në Skifteraj e Ramnishtë janë duke punuar jashtë juridiksionit dhe pa menaxhim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe thuhet se kontrollohen nga “imamë të vetëshpallur” dhe se për këtë problem janë njoftuar të gjitha organet shtetërore.