Lajme

Plumbi ia merr jetën 5-vjeçarit në Begaj të Vushtrrisë (VIDEO)

Nuk dihet as ku e si e mori, por nga ajo gjeti vdekjen.

Pesëvjeçari B.K nga fshati Begaj i Vushtrrisë të shtunën pasdite po lozte me vëllanë e tij, një vit më të vogël, në oborrin e shtëpisë kur në rrethana ende të paqarta mori një plagë në kokë nga arma e zjarrit.

Nga lëndimet e rënda, ai vdiq në emergjencën e spitalit, të cilët edhe e njoftuan policinë.

Forcat e rendit po hetojnë pistën e mundshme derisa u sekuestrua edhe arma e dyshuar rreth 50 metra nga vendi ku rasti ngjau. Ndonëse rrethanat do zbardhen nga Mjekësia Ligjore, drejtori i Stacionit Policor në Vushtrri, Reshat Kovaçi, apelon për kujdes të shtuar.

Vogëlushi u varros të dielën pasdite në varrezat e fshatit ku po jetonte.