Plas sherri për ‘mexhë’ në fshat, gjyqtari kërkon intervenimin e Policisë
Mosmarrëveshjet për një copë tokë goxha shpesh i fusin në sherr kosovarët. ‘Mexha’ jo rrallëherë ka qenë mollë sherri i incidenteve të ndryshme, që në plot raste kanë përfunduar edhe tragjikisht. Për një rast që lidhet me probleme të tilla, dje në Malishevë është arrestuar një person, i cili dyshohet se pengoi punën e një gjyqtari, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga Nehat Qelaj, gjyqtar i Departamentit të përgjithshëm i Divizionit civil në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Në bazë të informacioneve të para, gjyqtari Qelaj është penguar derisa ka qenë duke kryer detyrën zyrtare, në fshatin Bardh, ku ishte duke vendosur mezhdën, në një pronë.
Të njëjtat burime thonë se për shkak se nuk ka arritur ta kryejë punën, gjyqtari ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar personin e dyshuar.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari ka në në prangat e Policisë e më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë versionin e tij për pronën në fjalë, e cila ka kërkohet që të shfrytëzohet për varrezat e dëshmorëve.
Veprimet e tij ia kanë kushtuar me ndalim, pasi Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij, kanë nisur hetimet për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.