Lajme

Plagosja në Hajvali, deklarohet Polica: Jemi në kërkim të të dyshuarit

Fakton.info raportoi sonte për një incident që ka ndodhur në Hajvali, ku pati plagosje me armë zjarri dhe therje me thikë. Në këtë rast të rëndë dyshohet të jenë të përfshira dy familje.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit i cili tashmë është i identifikuar për organet e rendit.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuat (i identifikuar nga ana a policisë)”, tha Ahmeti.

Ndërsa, burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që mbeti i plagosur është Enver Pacolli rreth 52-vjeçar.

Motivi i këtij rasti është akoma i panjohur, por ajo që dihet është se Policia ka nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.