Plagosen dy gra në Fushë-Kosovë, Policia identifikon të dyshuarin
Dy gra janë plagosur sot rreth orës 12:00 në lagjen “Besa-Besë” në Fushë Kosovë.
Rastin për KALLXO.com e konfirmoi Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Sipas forcave të rendit, i dyshuari është identifikuar dhe kanë nis hetimet për arrestimin e tij.
“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” – thuhet në njoftim të policisë.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit” – thuhet në njoftim.