Piu sasi të madhe të medikamenteve, gruaja tenton për të disatën herë të kryejë vetëvrasje, dërgohet në spital
Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Prizren ku një grua deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet se si ka ndodhur ngjarja.
Sipas të njëjtave burime, kjo nuk është hera e parë që viktima ka tentuar vetëvrasjen dhe bazuar në informacionet e para, motiv dyshohet të jetë gjendja e rëndë emocionale
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.