“Pika e gjakut u gjetë shumë larg nga vetura” – arsyeja që sipas avokatit nxit dyshimet se Kosovarja mund të jetë vrarë
Avokati Ramë Dreshaj i cili po përfaqëson familjes e Kosovare Kurtjat, e cila u gjetë e vdekur në rrugën Milloshevë-Mitrovicë në dhjetor të 2010-ës, ka përmendur një sërë dyshimesh që e ndjera nuk ka vdekur nga aksidenti i trafikut siç pretendohej por që mund të jetë vrarë.
Dreshaj në InDoks të Gazetës Insajderi ka shpalosur gjitha detajet mbi rastin. Pas insistimit të tij në 2015 merret vendimi që trupi i të ndjerës të zhvarroset, pikërisht për shkak dyshimit se ajo është vrarë.
Si një ndër argumentet që avokati përdorë lidhet me “gjurmët e gjakut”. Ai thotë se gjaku është gjetur larg veturës.
Dhe përveç skicimit që i është bërë asaj pike sipas avokatit tjetër s’është bërë, nuk ka kurrfarë raporti se kujt i përket, të ndjerës apo shoferit, me të cilin u tha se gjendej në veturë.
“…Tek pika e gjakut është shumë interesant, gjendet shumë larg vetura është fari njëri anën dhe është një pikë e gjakut, tash eksperti e ka skicu, pikën e gjakut e ka precizu dhe merret me atë pikë të gjakut merret vetëm në anën formale, mirëpo asnjë raport tjetër – se kush merret me vepra penale që janë kundër jetës dhe trupit, por edhe kur humbet jeta, ta marrim edhe këtë anën tjetër të komunikacionit me fatalitet, si të shihet gjaku, ai duhet patjetër të fiksohet të merret edhe të bëhen analizat dhe të konstatohet se i kujt është. Këtu nuk ka kurrfarë raporti se i kujt është. Ska raport, prokuroria nashta e ka për vetë por pala e dëmtuar nuk ka raport”.
Ndërkohë, nëna e Kosovare Kurtajt në intervistën dhënë për InDoks, ka përmendur edhe me emër së kush janë të përfshirë në këtë rast. InDoks ka tentuar për disa janë që të marrë një koment nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për këtë rast dhe atë se si u bë që për tetë vite të mos gjendet se kush e kërcënoi nënë e viktimës një vit para se të zhvarrosje Kosovare Kurtaj, se sa dëshmitarë e të dyshuar janë intervistuar. Se ndaj kujt aktualisht po zhvillohen hetime si të dyshuar për këtë rast për vrasje, por për asnjërën nga këto pyetje dhe të tjera, nuk ka pranuar madje as përgjigje me shkrim.