Lajme

Personat me maska sulmojnë një person, ia heqin edhe targat

Një burrë në Leposaviq ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar, të cilët ia kanë hequr edhe targat e veturës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Leposaviq 28.12.2022 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.