Përsëritet tragjedia në Obiliq | Çika e djali gjallë, nëna e babai jo (VIDEO)
Të enjten pasdite në Obiliq u varros Nazmije Bublica, e cila vdiq herët në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
E ndjera po trajtohej pasi bashkë me të bijën 11 vjeçe u goditën nga një veturë në vendkalimin për këmbësor në Obiliq, të premten e shkuar.
Dhimbja është e madhe pasi këso përfundimi tragjik pati kohë më parë edhe bashkëshorti i saj.
Shefqet Krasniqi si hoxhë e i afërm i familjes, apeloi për vëmendje në trafik, meqë jeta e njeriut është e shenjtë.
E pamja për të do jetë tri ditë, teksa Aela e vogël u bë e ditur se në mesditë doli nga koma.