Përplasen PSD dhe VV: “Hani qershiat që i keni psh***rr”, “Mshefnu skutav” (VIDEO)
Ka përfunduar aksioni i Partisë Social Demokrate para ndërtesës së ish-Rilindjes ku janë disa ministri aty. Aktivistët kishin hedhur disa qershi para kësaj ndërtese. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të kësaj partie qëndruan duke e pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për t’i kërkuar llogari për arritjen e marrëveshjes për targa në Bruksel, raporton Gazeta Sinjali.
Megjithatë, Kurti nuk doli dhe kësisoj aktivistët e PSD-së filluan duke u larguar. Në atë moment, disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ju drejtuar “Hani qershiat që i keni psh***rr”.
I menjëhershëm qe reagimi nga PSD-ja të cilët thanë: “ Mshefnu skutave”.
Hedhja e kunjave vazhdoi mes ish-bashkëpartiakëve duke ju drejtuar aktivistëve të PSD-së “ A po e kallni naj kerr”.
Ndryshe, aktivistët e kësaj partie kanë protestuar nën moton “Një grusht qershi për Kryeministrin!”.
“Përmes kësaj periudhe e morëm vesh që Qeveria e Kosovës e ka pranuar planin gjermano-francez. Në të njëjtën kohë, mbrëmë Kryeministri i Kosovës, përmes bartësit të tij na njoftoi se ka hequr dorë nga gjithë këto manovra… Në marrëveshjen e mbrëmshme Kryeministri e ka pranuar edhe asociacionin” ka thënë i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ai ka thënë se qershitë janë vendosur duke u bazuar në fabulën e famshme me qershi.
Molliqaj ka adresuar se kritika në drejtim të Qeverisë për marrëveshjen e mbrëmshme për targat. Ai ka thënë se me këtë marrëveshje, është pranuar plani franko-gjerman.