Përleshje te Konviktet në Prishtinë, dyshohet se një person është therur me thikë
Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Të tilla incidente shpesh eskalojnë edhe në përdorimin e mjeteve të forta e të mprehta, që përfundojnë me të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë te Konviktet ku një person dyshohet se është therur me thikë.
Nuk dihet ende se cili ishte shkaktari që çoi deri në therje me thikë.
Redaksia ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe janë në pritje të përgjigjes.