Lajme

Përleshje fizike dhe të shtëna me kallash, një person bëhet për spital – të dyshuarit në arrati

Gazeta Sinjali para pak çastesh raportoi ekskluzivisht për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prizren, ku dy persona kanë shtënë me armë të tipit AK-47 ndërsa për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri, Shaqir Bytyqi i cili shtoi se njëri nga të dyshuarit ka shtëne me armë zjarri në ajër, ndërsa i dyshuari tjetër me dorëz të revoles e ka goditur viktimën në kokë.

“Rreth ores 20:37 eshte pranuar informata per nje incident ne Rrugen Papa Gjon Pali ne Prizren. Patrulla policore i eshte pergjegjur rastit dhe ne vendngjarje eshte kuptuar se dy persona te dyshuar kane sulmuar nje person tjeter duke i shkaktuar lendime trupore. Sipas viktimes njeri nga te dyshuarit ka shtene me arme zjarri ne ajer (dyshohet Ak-47), ndersa i dyshuari tjeter me kondak (dorez) te revoles e ka goditur viktimen ne koke. Me pas Emergjenca ka transportuar te lenduarin ne Emergjencen e Spitalit Rajonal, ndersa te dyshuarit jane larguar ne drejtim te panjohur.

Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur pas nje fjalosje te çastit ne mes te dyshuarve dhe viktimes. Ne vendngjarje ka dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ne konsultim me Prokurorin e shtetit jane duke u marrë veprimet e nevojshme per rastin”, tha Bytyqi.