Përleshja me thika në Vushtrri, ky është i riu që dyshohet se theri disa herë 25-vjeçarin
Një përleshje mes disa personave në orët e vona të ditës së djeshme, ka lënë me pasoja të rënda një 25-vjeçar. Ai dyshohet se u ther disa herë me thikë nga një person me të cilin kishte konflikt.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Halim Ademin, 23-vjeçar, i cili i shoqëruar nga Artur Ademi, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë.
Halimi dyshohet se gjatë përleshjes ka përdorur edhe një thikë, duke e goditur disa herë në pjesën e barkut viktimën, i cili si pasojë e plagëve u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri.
Pas dhënies së ndihmës së parë, i riu është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkohë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i riu Halim Ademi është dërguar në mbajtje, ndërsa Arturi do të hetohet në liri.