Lajme

Përfundon bastistja në Banjskë, nesër paradite Policia merr vendim të ri

Ndonëse kanë kaluar dy ditë që nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, nga grupet kriminale serbe, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosën një zyrtar policor, Policia e Kosovës ka vijuar me bastisje dhe patrullime të shumta.

Bastisjet kanë vazhduar edhe sot, në Banjskë dhe përreth fshatit, ku janë sekuestruar armë dhe janë arrestuar persona të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka konfirmuar për Indeksonline se tashmë ka përfunduar operacioni i kontrollit dhe bastisjes në këtë zonë.

“Sot në orët e pasdites ka përfundu Operacioni i kontrollit dhe bastisjes në zonën e Banjskës. Nesër në orët e paraditës do të vendoset për hapat e mëtejm” tha Elshani për Indeksonline.

Kujtojmë që vetëm në aksionin e së dielës, Policia ka sekuestruar arsenal armësh, përfshirë armë të kalibreve të rënda, mitraloza, snajperë, minahedhës, dhjetëra AK-47 dhe karikatorë, jelekë antiplumb, uniforma dhe çanta ushtarake, automjete të blinduara, e kështu me radhë