Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë – VIDEO
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Në pamjet e publikuara shihet se zjarri është përhapur në gjithë shtëpinë, teksa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.