Lajme

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Dardani në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes shihet të kenë arritur zjarrfikësit për ta lokalizuar zjarrin. Deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ta kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes.