Lajme

“Paska ardhë në shpi, policia kanë dashtë me arrestu” / Flet dëshmitari që pa intervenimin

Sot raportohet se ka vrarë vetën Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortës së tij, Hamide Magashi.

Gazeta Nacionale ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka biseduar edhe me disa deshmitar të cilët kanë parë rastin e intervenimit të Policisë.

Një nga dëshmitarët e rastit, në kushte anonimiteti i tha Nacionales, se Sokol Halili ka gjuajtur vetën teksa policia kanë dashur t’a arrestojnë.

“Paska ardhë në shpi, policia kanë dashtë me arrestu, e ka gju vetën, rrugës paska vdek”, ka thënë ai.

Fotografi i Nacionales Visar Kadrolli, ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes teksa shihen disa policë teksa diskutojna me babain e Sokol Halilit.