Lajme

Pas hetimeve, policia e kthen veturën në oborrin e të dyshuarit

Pas kryerjes së hetimeve, Policia e Kosovës e ka kthyer veturën në oborrin e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Klan Kosova ka siguruar fotografi ku shihet vetura në fjalë e parkuar në oborrin e të dyshuarit.

Personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes së 35-vjeçares ndodhet ende në arrati.

Policia është duke e kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e tij.