Lajme

“Pas bisedës Radojiçiqi më kërcënoi”, Kusari tregon çfarë përmbante letra kërcënuese

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur pas publikimit të përgjimeve me nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiq, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë bisedë të zhvilluar me Slavko Simiq, ai ia përmendi Kusari-Lilës edhe një bisedë që kjo e fundit e kishte bërë me Milan Radojiçiqin, i cili është në listën e zezë të Amerikës, dhe njëherit është i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e dhe për rastin Brezovica.

Ajo tha se në seancën e vitit të kaluar kur do të votohej projektligji për pagën minimale, Lista Serbe, sipas saj bëri “instrumentalizim të drejtpërdrejt në veçanti nga PDK, për arsy të rritjes së presionit”.

Pas kësaj, ajo thotë se presioni për LVV u shtua, me ç’rast thirri një konferencë për media.

“Kam thënë se më korrkete politikisht do të ishte të vinte PDK aty dhe të tregonte paaftësin e vet në raporton me këtë ligj, e mos ta shtyente Listën Serbe të vjen”.

Ndërsa, tregoi për një letër që Kusari thotë se ishte nga Radojiçiqi, e që përmbante kërcënim drejt saj një ose dy ditë pas kësaj konference.

“Pas një ose dy dite, në Kuvend më kërkon Slavko dhe thotë më duhet me të taku për një porosi, dhe vjen e hap telefonin e vet e ma lexon një letër. Ajo letër është me kërcënim nga Radojçiqi, dhe thotë që ti na ke ofendu neve shumë, ne nuk varemi nga askush, por dije që me krejt hapat që i keni bë Qeveria Kurti është armiku yni dhe do të mundohem deri në fund, me krejt përpjekjet e mija më rrëzu Qeverinë Kurti”, tha ajo në Debat Plus.

E njëjta tha se pas këtij kërcënimi nuk pati komunikim më me të.