Lajme

Pas aksionit ndaj auto salloneve kundër fajdes, “Sherreti” i largon natën veturat me kamion, nuk përgjigjen në dyshimin se ato iu shmangen doganës (VIDEO)

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan disa vetura, 83 955 euro, armë e prova të tjera.

Video: https://fb.watch/jg7FoxPjY8/?mibextid=qC1gEa
Mirëpo, ky aksion si duket kishte ngjallur frikë edhe te auto sallonet tjera, të cilat besuan se do të jenë cak i aksionit për shmangie doganore e tatimore.

Veriu.info ka siguruar një video, ky shihet se pas aksionit kundër auto salloneve të dyshuara për dhënie të fajdes, një auto sallon tjetër që është prej më të mëdhenjëve në Kosovë, e kishte ngarkuar natën një kamion plotë me vetura për ta larguar nga depoja deoganore që e ka në kuadër të kompanisë. Fjala është për Auto Sallon “Sherreti”.

Burimet e Veriu.info thojnë se qëllimi i largimit të veturave super të shtrenjta natën e aksionit nga Auto Sallon “Sherreti” me kamion, ishte se ato nuk ishin të lajmëruara në doganë dhe rrjedhimisht mund të ishin cak i sekuestrimit nga Dogana e Kosovës.

Veriu.info ka dërguar pyetje te Auto Sallon “Sherreti” më 9 mars, duke e pyetur se veturat që shihen në video duke u larguar me kamion nga auto salloni, a janë të lajmëruara në doganë dhe pse të njëjta po tërhiqen nga auto salloni natën pas aksionit kundër auto salloneve tjera të dyshuara për dhënie të fajdes, por edhe pse kanë kaluar pesë ditë, deri më tash nuk kemi marrë përgjigje.

Po ashtu Veriu.info ka kontaktuar edhe Doganën e Kosovës përmes e-mailit, duke e pyetur se auto sallon “Sherreti” a ka Depo Doganore dhe nëse ka cilat kategori te automjete ka te drejt ligjore t’i mbaje aty, por që përgjigje nuk ka ka kthyer akoma Dogana e Kosovës.

Foto e mëposhtme tregojnë se të njëjta vetura që u larguan natën, ishin e depon e auto sallon “Sherreti” prej disa javësh:

(Veriu.info do t’i publikojë përgjigjet e Auto Sallon “Sherreti” dhe Doganës së Kosovës, sapo të pranohen)