Lajme

Pas aksidentit, mërgimtari nga Gjermania del nga vetura dhe e grushton shoferin me të cilin u aksidentua

Mëngjesin e ditës së djeshme një aksident ka ndodhur mes dy veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë te Ura në Milloshevë, shkruan Reporteri.net.

Pas aksidentit, i dyshuari shqiptar me nënshtetësi gjermane e ka sulmuar fizikisht shoferin tjetër kosovar.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

· Rr. Nacionale, Prishtinë –Mitrovicë –te Ura Milloshevë 26.12.2023-09:25. Pas një aksidenti të ndodhur në mes dy automjeteve, i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetësi gjermane e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.