Paratë false po bëjnë telashe bankat, detektohen rreth 2 mijë euro të tilla në këtë bankë
Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.
Në disa kartëmonedha e monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara ka hasur edhe menaxheri i njërës prej pikave të ‘Pro Credit Bank’.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtari i bankës ka njoftuar se me kartëmonedha të ndryshme dhe qindra 2 euroshe false janë deponuar rreth 2 mijë euro që dyshohet të jenë fals.
Paratë janë konfiskuar për ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikimi i parasë’.
Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.
Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet