Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku pritet të ketë vranësira të ulëta, sidomos në lindje të vendit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-26 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C. /MeteoKosova/