Lajme

Parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të pakta bore, kryesisht të përqëndruara në zonat malore si dhe në pjesë të Rrafshit të Kosovës.

Reshjet do të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit e deri në pjesën e parë të ditës në mënyrë sporadike. Gjatë pasdites reshjet do të ndërpriten, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të luhaten prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 8°C