Parashikimi i motit deri në fund të vitit 2023
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë prognozën e motit për fundjavë.
Sipas IHK-së të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 2-4 gradë Celsius.
IHK tutje njofton se sipas ecurive sinoptike, deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.
Ndërsa faqja e specializuar e motit, accuweather jep parashikimin e saj deri në fund të vitit: