Panik në aeroplanin që u nis nga Prishtina drejt Bazelit, kthehet në aeroport pas 40 minutave në ajër
Aeroplani që ishte nisur sonte nga Aeroporti i Prishtinës për Bazel, është detyruar të kthehet pas ngritjes në ajër, për shkak të një problemi që ia ka pamundësuar fluturimin drejt Zvicrës.
Kjo situatë ka shkaktuar panik dhe shqetësim të madh te udhëtarët që ndodheshin në aeroplan.
Akoma nuk dihet se ku ka qenë problemi dhe nëse është evituar.