KryesoreLajme

Pamje të trishta të familjes së dy viktimave pasi Amir Bardhi u lirua i pafajshëm, Xhaferi dënohet me burg të përjetshëm.

Tensione nga familjarët e viktimave pas shpalljes së aktgjykimit për vrasjen e 15-vjeçarit dhe
Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhafer Bardhit, duke e dënuar me burgim të përjetshëm lidhur me akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore kishin privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, u lirua nga akuza.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Xhafer dënohet me burgim të përjetshëm, kurse i akuzuari Amir lirohet në mungesë të provave dhe të njëjtit i ndërpritet masa e paraburgimit.