Lajme

PAMJE TË RËNDA/ Këmbësori goditet nga vetura duke kaluar në zebra

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit.

Në këtë rast, një këmbësor është goditur nga vetura duke kaluar në vijat e bardha.

Këmbësori është në gjendje të rëndë duke u trajtur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Pamjet e rënda të aksidentit janë publikuar në rrjetet sociale.