Pamje nga vendi i ngjarjes në Llapashticë të epërme të Podujevës
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte në hyrje të fshatit Llapashticë në Besianë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Agim Kodraliu.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha Sinjalit se i lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.
Pamje⤵️🛑
📸 Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/v/7YYAXyY9LzJUugkD/?mibextid=WC7FNe