Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku është vrarë Faton Hajrizi

Siç ka raportuar media serbe Novosti, Faton Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë policisë.

Tutje thuhet se një vendas e raportoi se kishte parë një person me përshkrimin e MPB’së në Serbi pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.

Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska dhe e vranë një shqiptar në numrin 21.