Pamje nga protesta e serbëve në Mitrovicë të Veriut
Numri mjaft i madh i serbëve protestuan sot në veri të vendit.
Ky tubim nisi me këndimin e himnit të Serbisë në sheshin e Car Llazarit në Mitrovicën e Veriut.
“Të gjithë jemi Nenad Gjuriq,”; “Ne shtet e kemi Serbinë,”; “Për hir të fëmijëve tanë – Jo dorëzim”; “Pse serbët nuk kanë të drejtën e lëvizjes së lirë?”; “Unë jam serb dhe gjithçka është e imja këtu”, ishin disa nga pankartat e kësaj proteste.
Situata ishte e qetë, ndërsa tashmë protestuesit kanë filluar të shpërndahen.
Ky tubim u bë pas suspendimit të ish drejtorit të Policisë së Kosovës për veri, Nenad Gjuriq.