Lajme

Pamje nga aksidenti, ku mbeten të lënduar dy policë dhe dy qytetarë

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrjen jugore të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona dhe ka dëme të mëdha materiale.

Ai shtoi se dy nga të lënduarit në këtë rast janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilit ishin duke u kthyer nga detyra zyrtare në shtëpi.

Ai tha gjithashtu se njëri nga zyrtarët policor është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarët policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet se njëri prej tyre është lënduar rëndë”, tha Bytyqi.