Lajme

Pamje nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën një person në Klinë

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili theksoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Prishtinë.


“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.