Lajme

Pamje nga aksident i rëndë në Rogovë, ku veturat u përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO)

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

E një i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rogovë të Gjakovës me ç’rast një person ka humbur jetsn dhe  disa persona janë lënduar.

Sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, teksa shihet se veturat janë përplasur ndërsa qytetarët kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve.

/GazetaSinjali/