Lajme

Pamje/ Asgjësohen mbi 2000 pashteta, kompania “FLOR-EN” u’a shiti produktet e “prishura”

Pas raportimit të konsumatorit se pas hapjes se një konserve rrisk gjedhi në një qendër tregtare në Skenderajt të prodhuesit, brendi “FLOR-EN”, ka rezultuar të jetë e pa përshtatshme për konsum.

Rajoni ka mesuae se AUK ka dërguar ekipin inspektues në marketin ku është blerë produkti. Aty janë hapur disa njësi të llotëve të ndryshme të prodhimit, me data skadence të ndryshme. Ne dy llote prodhimi pas hapjes është vërejtur se brenda është krijuar ajër kundërmues, kishte filluar putrifikimi (kalbëzimi) dhe ne aspektin organoleptik kishte ndryshime.

Sipas procedurës ekipi inspektues menjëherë ka urdhëruar grumbullimin e të gjitha produkteve nga dy llotet e dyshimta dhe të njëjtat janë asgjësuar
x


Rajoni ka mesuar se sasia e gjetur e produkteve e dy llotëve të prodhimit njëra me datë skadimi 22.02.2025 dhe tjetri me datë skadimi 17.03.2025 në sasi prej 2288 copë konservë njësi 200 gr. Asgjësimi është kryer menjëherë në prezencë të inspektoreve veterinar, Zyra Regjionale e AUV-së Mitrovicë. Në të njëjtën kohë është urdhëruar rrjeti tregtar të bëjë tërheqjen e menjëhershme të produktit të dy llotëve sipas datave të skadimit nga të gjitha pika shitëse.

Po ashtu menjëherë ekipet tjera inspektuese kanë kryer kontroll në fabrikën prodhuese të produktit në regjionin e Prizrenit.

Aty janë verifikuar të gjitha llotet e prodhimit prezent në asnjërën prej tyre nuk është vërejtur ndonjë ndryshim organoleptik po ashtu edhe prodhuesi është urdhëruar për tërheqje të dy lloteve të dyshimta nga tregu.