Lajme

Pamje + 18/ Momenti kur bie nga lartësia 22 vjeçari që vdiq në Gjilan

Një 22 vjeçar ka vdekur në mesditën e 8 gushtit pasi ka rënë nga një ndërtesë banimi në Gjilan, në rrugën “Avdullah Presheva”, e njohur si tek ‘Xhamia e Medresesë’.

Varrimi i tij u bë dje në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Policia e Kosovës, këtë rast e ka vlerësuar si vdekje të dyshimtë.

“Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeqar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tijë, I njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga momenti tragjik: