Pak ditë para zgjedhjeve, merret vendimi për nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë vendosur të mbështesin fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundviti në shumën prej 100 eurove.
“Me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët”, tha ai.
Zgjedhjet mbahen më 28 dhjetor, ndërsa më 29 dhjetor Kurti thotë se do të dalin shtesat.
Nuk është hera parë që Kurti para zgjedhjeve hap kuletën e shtetit për të dhuruar shtesa për kategori të ndryshme.

