ShowBiz

Olta e pyeti pse vishet me rroba fallco, Luizi: Se jam i varfër zemër nuk kam para

Aktorja Olta Gixhari ka lëshuar perlën e radhës, pasi u shpreh se ka nivele të larta të standardit të jetesës dhe për të 100 mijë euro nuk është një shifër kushedi se çfarë.

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh – Big Brother VIP 2

Gjatë një bisede me banorët, Olta i është drejtuar Luiz Ejllit se atij i sjellin rroba falso dhe nëse do ta bënin këtë gjë me të do të mërzitej shumë.

Këngëtari i është drejtuar se njerëzit janë të varfër dhe nuk pretendon t’i sjellin rroba të shtrenjta pasi edhe vetë nuk është i pasur.

Ndër të tjera ka shtuar se ajo vishet me veshje të firmës “Zara”. Pjesë nga biseda Më poshtë.

Olta: Myslym Shyri se ata kanë falso. E shikon që ia sjellin falso. Karton komplet i sjellin. Unë të isha në vendin tënd do isha mërzitur shumë. Të më sjellin rroba falso. Pse duhet të veshësh falso.

Luiz: S’jam i pasur.

Olta: Nuk është te pasuria po e them për ata që i sjellin.

Luiz: Janë të varfër pra. Me qenë të pasur i sjellin original. S’kanë lekë moj zemër.

Olta: Po vishu si unë me Zara.