ShowBiz

Ofenduesi i kosovarëve bëhet opinionist në Big Brother Kosova

Sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova, që do të nisë rrugëtimin televiziv me datën tashmë të publikuar, 20 tetor, një nga karriget e opinionistëve është rezervuar për gazetarin e njohur nga Shqipëria, Bledi Mane.

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, kishte nxitur reagime para një kohe pasi i kishte ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.

“Ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka ofenduar ai.

Por aty në studio ishte gazetari kosovar, Milaim Zeka i cili deklaratën e gazetarit e ka cilësuar si puro racizëm.

“Ajo që e the është puro-racizëm dhe puro-hajvanllak nga goja jote”, i kishte thënë Zeka.

Ndryshe, Bledi Mane ishte banor i BBV Albania sezonin e kaluar.