Lajme

Nxënës i shkëlqyer e me dashuri për kafshët, 5-vjeçari kosovar që kujdeset për 150 dele e qingja (VIDEO)

Një shembull i mirë si ky. Ka vetëm 5 vjet dhe ka një dashuri të madhe për kafshët.

Ky është Rexhë Binakaj nga Deçani. Duke kënduar, ai kujdeset për 150 dele e qengja që ka familja e tij.

“Si vij prej shkolle, i baj detyrat, shkoj ndrrona, veshna edhe i kqyri”, thotë ky 5-vjeçar.

Në shoqërinë e deleve dhe qengjave, 5-vjeçari Rexhë Binaku, e kalon pjesën më të madhe të ditës.

Dashurinë që ka për to, ai e shprehë vazhdimisht.

Të gjitha kafshët e do shumë, por me qengjat ka një lidhje krejtësisht tjetër dhe të veçantë.