Lajme

Nusja në Prishtinë i çon vjehrritë në Polici, ankohet se po ushtrojnë dhunë psikike

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur përfundojnë në telashe vjehrritë me nuse.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Prishtinë, ku nusja ka denoncuar prindërit e bashkëshortit për dhunë psikike.

Sinjali mëson se si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë. Po ashtu në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe bashkëshorti i viktimës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.