“Nuk paska dhimbje ma te madhe se kjo Betushi jem”, kryesusja e asamblesë në Skenderaj me fjalë prekëse për vëllaun që i vdiq në moshë të re!
Një lajm i hidhur ka goditur familjen Spahiu nga Skënderaj, raporton portali rajoni.org.
Djali i tyre Betimi mbylli sytë për herë të funditdje.
Për vdekjen e tyre kanë shkruar edhe miq e familjarë, e ndër ta edhe motra e të ndjerit, Betimit, kryesusja e asambles në Skenderaj, Adelina Spahiu.
“Nuk paska dhimbje ma te madhe se kjo. Betushi jem. Varrimi bëhet ditën e Enjte (16.11.2023) në ora 15:00 në varrezat e fshatit Runik. Përcjellja për në varreza bëhet nga shtëpia e Betimit”, njofton ajo në rrjetin social facebook.