Lajme

“Nuk është kurrfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar”

Reperi Fero sot gjatë ditës me një postim të gjatë ka njoftuar largimin e tij nga tregu muzikor, pasi i njëjti është shprehur i penduar për tekstet e këngëve të tij, pendim ky i cili erdhi pas fillimit të përkushtimit në fenë myslimane.

“Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në Islam”, thuhet ndër tjera në njoftimin e tij.

E pas këtij vendimit të Feros, ka reaguar profesori Blerim Latifi.

“Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”, ka thënë profesori Blerim Latifi.