“Nuk e kam menduar se vjen kjo ditë…”, vdekja tragjike e motoçiklistit gjakovar, sot i’u dha lamtumira e fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje për familjen Preqi nga Gjakova, ku djali 33-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku. Musë Preqi, vdiq dje në magjistralen Gjakovë-Prizren pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin teksa ishte në lëvizje me motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.
Familja dhe miqtë e të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij, teksa kanë bërë me dije se sot i jepet lamtumira e fundit, në fshatin Fshaj.
Vëllai i 33-vjeçarit ka bërë edhe një postim prekës, ku ka shprehur pikëllimin për lajmin e hidhur që mori familja e tyre.
“Vëllai im, nuk mund të besoj se nuk je më këtu. Unë ulem dhe qaj sepse ti nuk je më këtu. Asnjëherë nuk kam menduar se kjo ditë do të vinte dhe se do t’na godiste kaq shumë. Vëllai im, unë do të mbroj ty dhe nderin tonë deri ne frymën time të fundit. Të dua vëllai im dhe nuk do të të harroj kurrë.Nuk e kuptoj përse shkove por do të të kujtoj dhe do të të mbaj në zemer gjithmonë”, ka shkruar vëllai i tij.
Ndryshe, lidhur me rastin ka dhënë detaje edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 14:05 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë ku për pasojë ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vend-ngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur në vitin 1990. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për Sinjalin.