Lajme

“Njolla gjaku në gojë”, nëna nga Prishtina dyshon se ia rrahën fëmijën në kopsht

Një nënë po dyshon se fëmija i saj 3 vjeçar është rrahur në një kopsht në Prishtinë.

Vjosa Guri Çerkini ka shkruar në grupin “Prindërimi” në Facebook se nuk i është ofruar qasje as në shikim e kamerave të sigurisë për të zbardhur se si ka ndodhur rasti.

Ajo thotë se kur e ka marrë djalin nga kopshti kishte njolla gjaku.

“Djali ishte me gjak të pjekur rreth gojës dhe me gjak te rrjedhshëm brenda në goje me dhembin e përparëm të nxjerrur pothuajse komplet“, ka shkruar ajo.

Sipas saj stafi i kopshtit është arsyetuar se ” është goditur pak nga një fëmijë dhe kaq”. Ajo shton se rastin do ta denoncoj tek organet e sigurisë.

Postimi i plotë:

Te nderuar prinder,qytetar te Republikes se Kosoves,

Desha te ndaj me ju nje rast te ndodhur me daten 18.08.2023 .

Djalin tim Trimor Çerkini,3 vjeç,e kam derguar per qendrim ditor ne “Kopshtin X”.

Ne oren 14:00 kam qene aty per ta marre nga “Kopshti X”.

Djali ishe me gjak te pjekur rreth gojes dhe me gjak te rrjedhshem brenda ne goje me dhembin e perparem te nxjerrur pothuajse komplet.

Ne kete rast, shpjegimi i drejtoreshes dhe edukatores ka qene se ato nuk e kane pare femijen ne ate gjendje me heret por ne ato momente kur une i’u kerkoj shpjegim. Kam kerkuar regjistrimet e kamerave por nuk i kane treguar, insistimin tim per me e shiku rastin se si ka ndodhur nuk e moren parasysh edhepse tre here ne menyre miqesore kam provuar, znj.drejtoresha e “Kopshtit X ” dha arsye se nuk po i bene paisja(mausi) e kompjuterit, etj…

Dergova djalin menjehere tek Dr.Kirurg Maxillofacial. Vetem pas 1 ore30 min më telefonuan nga” Kopshti X”me shpjegimin se eshte goditur pak nga nje femije dhe kaq, perseri insitimin tim per shikimin e kamerave nuk e moren parasysh. Sidoqoft, kujdesi dhe qetesimi i djalit ishe kryesor me keshillat e mjekut dhe terapin qe i dha djalit, per te vazhuar me raportimin ne organet e sigurise se shtetit.

Edhe pas ketij rasti “Kopshti X” apo ekukatoret e djalit tim nuk kan treguar interesim per gjendjen e femijes.

Te nderuar prinder dhe qytetar, ky rast tregon shume.

Niveli i sigurise se femijeve tane ne kopshte private eshte shume i ulet, si dhe pergjegjesia e “Kopshtit X” ndaj femijes dhe bashkpunimi me prinder nuk jane ne nivel te mjaftueshem.

Prandaj, ju lutem nese keni interes rreth kesaj çeshtje te ndjeshme dhe tmerruese per prindin, ndani kete postim me te tjeret.

Uroj qe ky rast te jet i fundit,

dhe organet kompetente te shtetit te hetojn rastin(te marrin regjistrimet e kamerave)sa me shpejte qe eshte e mundur,

Me respekt, prinderit e Trimor Çerkini.