Lajme

Njëri nga tre të lënduarit e aksidentit në Lakrishte në gjendje më të rëndë, flasin nga QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon trajtimi i tre personave që u lënduan në aksidentin në Lakrishte të Prishtinës, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë.

“20 vjeçari është trajtuar në Emergjencë, gjendja e tij është më e rëndë. Mjekët i kanë kryer të gjitha intervenimet e duhura, tash mbikëqyrja i tij do të vazhdojë në Intenzivë”, tha Syla për Gazetën Sinjali.

“Dy të lënduarit tjerë janë janë duke u trajtuar në Kirurgji Torakale”, deklaroi Syla

Ndryshe, tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi në lagjen Lakrishte.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.