Lajme

Një veturë nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona (Pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në “Rrugën e Kombit”, në zonën e Rrëshenit.

Siç njoftojnë mediat e Shqipërisë, numri i të lënduarve në këtë aksident është shtatë, mes tyre edhe fëmijë.

Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë nga Kosova.

Rreth orës 20:50 janë përplasur mjeti Audi, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasen D. M. e tre vajza të mitura, banues në Shëngjin të Lezhës, me mjetin BMË ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S., banuese në Kosovë.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.